Oppo po vjen me telefonin e fuqishëm, R11

Mobile

Oppo po vjen me telefonin e fuqishëm, R11

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:05
Oppo R11 Plus

Data e lansimit për Oppo R11 Plus është zbuluar. Pajisja do të dalë në shitje më vonë këtë javë – më saktë me 30 qershor – me Kinën që është tregu i parë për ta marrë atë.

Çmimi duhet të jetë 3,699 CNY (rreth 540 dollarë), ndërsa opsionet e ngjyrave përfshijnë ari, ari me rozë dhe ngjyrën e zezë.

R11 Plus është mundësuar nga Snapdragon 660 SoC dhe përmban një ekran Full HD me 6 inç. RAM është 6GB, ndërsa memoria e brendshme është 64GB.

Telefoni përmban një kamera të pasme të dyfishtë (20MP + 16MP) dhe një kamerë selfie 20MP. Pajisja përdor Android 7.1.1 Nougat për operim dhe paketon në një bateri të madhe prej 4,000mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat