OnePlus 5 del më i mirë se Galaxy S8 dhe HTC U11!

Mobile

OnePlus 5 del më i mirë se Galaxy S8 dhe HTC U11!

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:09
OnePlus 5 merr rolin udhëheqës në raundin e parë, duke përfunduar rutinën në 51.3 sekonda, 3.6s përpara U11 dhe 12.7s më shpejt se Galaxy S8.

Ne kemi parë videot e testimeve për shpejtësi në YouTube për modelet më të fundit të telefonave, por gjithsesi ka edhe 5 minuta shtesë për një tjetër. Në këtë rast, është OnePlus 5 si rival kundrejt HTC U11 dhe Samsung Galaxy S8 – një betejë mes procesorave 835 Snapdragon, nëse dëshironi ta quani ashtu.

Në këtë përsëritje, 20 aplikacione punojnë me sukses në të tre telefonat, kundrejt orës. Një raund i dytë kryhet për të parë se sa shpejt mund të qasen telefonat në aplikacionet e nisura tashmë në raundin e parë – RAM është çelësi për këtë.

OnePlus 5 merr rolin udhëheqës në raundin e parë, duke përfunduar rutinën në 51.3 sekonda, 3.6s përpara U11 dhe 12.7s më shpejt se Galaxy S8. Në fund, OP5 shfaqet fitimtar, 9.0s përpara U11, ndërsa S8 përfundon 26.2 me vonesë.

Ju mund të shikoni të gjithë videon më poshtë për të parë përzgjedhjen e aplikacioneve dhe cilat aplikacione kanë kaluar më shumë kohë duke performuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat