Zbulohen specifikat e Moto Z2

Mobile

Zbulohen specifikat e Moto Z2

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:16
Moto Z2

Më herët gjatë këtij muaji është prezantuar telefoni Moto Z2 Play i segmentit të mesëm, i cili sjell përditësim të rëndësishëm në krahasim me modelin e vitit të kaluar. Por, ky nuk është freskimi i vetëm në linjën e Moto.

Moto Z2 ndodhet po ashtu në rrugë dhe është paraqitur në bazën e GFXBench. Moto Z2 do të ketë procesor me temë bërthama Qualcomm Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme. Aty janë edhe kamerat 12MP dhe 5MP, ekrani 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440p dhe Adreno 520 GPU, transmeton KosovaPress. 

Telefoni do të ketë sistem operativ Android 7.1.1, që do të thotë se versioni i softuerit i muajit prill 7.1.2 do të arrijë përmes azhurnimit  OTA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat