LG G6 mini do të quhet Q6

Mobile

LG G6 mini do të quhet Q6

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 18:56
LG G6

Për të gjithë ata që nuk iu përshtaten ekranet e mëdha të telefonave LG G6 dhe LG G6+, arrin lajmi se kompania jugkoreane po punon edhe në versionin mini G6, i cili do të quhet Q6.

Lajmi është bërë i ditur nga Evan Blass, përkatësisht @evleaks, i cili është i njohur me informacione të sakta për pajisjet, të cilat ende nuk janë publikuar.

Blass po ashtu thotë se ekrani i telefonit do të ketë raporte 18:5:9. Po ashtu, LG Q6 nuk do të ketë dy kamera nga ana e pasme, por vetëm një kamerë me 13MP dhe 3GB RAM. 

LG mund të vendosë që telefonin Q6 ta publikojë në tregjet në zhvillim, dhe tash për tash nuk ka informacione se kur pajisja mund të paraqitet dhe çfarë çmimi do të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat