Sony Xperia XZ1 shfaqet në Geekbench

Mobile

Sony Xperia XZ1 shfaqet në Geekbench

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:18
Sony Xperia XZ1

Edhe pse mendohej se Sony më në fund konsolidoi strategjinë e saj të telefonave, tani vijnë thashethemet e modeleve që duken në kundërshtim me deklaratat e mëparshme të kompanisë.

Së pari është shfaqur pamja e modelit që supozohet se është Sony Xperia XZ Compact.

Edhe pse Sony nuk e ka përjashtuar saktësisht këtë informatë për pajisjen e saj, duke parë se çfarë pretendon të jetë Xperia XZ1, sipas rrjedhjes së fundit në Geekbench, vërtetohet se Sony ende nuk e ka ndryshuar mënyrën dhe qasjen e saj.

Në muajin maj, Sony u raportua tu ketë prezantuar investitorëve strategjinë e saj të ardhshme të telefonave të mençur mobil.

Kompania pranoi se modelet e saj të “standardit premium”, gjegjësisht Xperia X dhe Xperia X Compact, nuk kishin sukses në treg siç kishin shpresuar. Por tani rrjedhjet online e dëshmojnë të kundërtën.

Më parë gjatë këti muaji, megjithatë, dukej se Sony ka ende një model Compact të  planifikuar. Sony G8441 u shfaq në Antutu me një ekran 5 inç në HD. Dhe procesori Snapdragon 835 e definon këtë model si një pajisje premium dhe jo mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat