Asus prezanton ZenFone 4 më 19 Gusht

Mobile

Asus prezanton ZenFone 4 më 19 Gusht

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:13
Asus

Ekspansioni i telefonëve buxhetorë vite më parë ndihmuan Asus që të bëhej lojtar madhor në industrinë e telefonëve inteligjentë.

Edhe pse ka pasur ulje ngritje, me debutimin e ZenFone 3 gjërat morën kthesën për mirë. Mbase ky trend do të vijojë me ZenFone 4, telefon i cili do të prezantohet nga Asus më 19 Gusht.

Imazhi promocional i telefonit publikuar nga Asus qartëson një detaj me rëndësi, telefon do të ketë kamër të dyfishtë.

Teknikisht ekziston një model ZenFone 4 në treg, Asus Max lançuar në Rusi. Mbase ky eveniment do të zbulojë më shumë versione të telefonit ose mbase një telefon të fuqishëm që do të shitet në mbarë botën.

Evenimenti do të mbahet në Filipine me 19 Gusht. Ekziston mundësia që Asus të prezantoi edhe ZenFone 4 Max. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat