Apple dhe Google heqin 330 aplikacione financiare nga dyqanet respektive

Mobile

Apple dhe Google heqin 330 aplikacione financiare nga dyqanet respektive

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 18:56
ilustrim

Apple dhe Google kanë hequr 300 aplikacioni financiare nga dyqanet e tyre respektive online pas ndërhyrjes së autoriteteve australiane.

Autoritetet e këtij vendi kishin bërë kërkesë pranë Apple dhe Google për disa raste mashtrimi me aplikacionet nga operatorë të pa licencuar.

Këto aplikacione inkurajonin vendosjen e basteve mbi instrumente financiarë si aksione kompanish apo valuta.

Ndërsa ka pasur raste brenda kuadrit ligjor, është vënë re një shpërthim i produkteve të pa licencuar të cilët me sukses kanë shmangur autoritetet vitet e fundit.

Disa prej këtyre aplikacioneve bëjnë premtime “të egra” për përdoruesit duke i mashtruar rreth përqindjes së fitimit që mund të arrihet. Autoritetet Australiane thanë se ky është një problem global.

Apple ka përditësuar regulloren e zhvilluesve ku ndalon aplikacionet e reja të cilat synojnë të thjeshtë “tregtinë binare.”

Janë cituar raste kur konsumatorët nuk mund të merrni pas paratë nga llogaritë e tyre apo të realizonin baste fituese. Apple ka hequr aplikacionet globalisht ndërsa Google nuk dihet nëse masat e marra vlejnë vetëm për Australinë. /CIO Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat