Në SHBA kërkohet tërheqja e 275 mijë këllëfëve për iPhone

Mobile

Në SHBA kërkohet tërheqja e 275 mijë këllëfëve për iPhone

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 08:55
iPhone

Në SHBA është kërkuar tërheqja e rreth 275 mijë këllëfëve për iPhone.

Sipas lajmit të CNN-it, në një deklaratë nga kompania “MixBin”, e cila bën shitjen e aksesorëve të produkteve teknologjike, thuhet se kanë marrë 24 ankesa nga personat që kanë përdorur këllëfë të ndritshëm fluid të mbuluar me rërë të iPhone 6, 6s dhe 7, me arsye se kanë acarim të lëkurës ose djegie kimike.

Në deklaratë thuhet se në rast të çarjes apo të thyerjes së këtij këllëfi, lëngu i rrjedhshëm do të mund të prek fytyrën.

Ndërkaq, edhe në një deklaratë nga Komisioni i Sigurisë së Prodhimit dhe Konsumatorëve të SHBA-ve thuhet se 19 prej ankesave janë bërë në SHBA.

Në deklaratë thuhet se në njërin rast të ankesave si pasojë e djegies kimike në një person ka mbetur shenjë e përhershme, kurse tek një konsumator tjetër kishte djegie kimike si dhe fryrje në këmbë, fytyrë, qafë, duar dhe gjoks.

Më tej theksohet se këllëf plastik edhe për disa kompani të njohura janë prodhuar në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat