Samsung Galaxy S8 Active lë ekranin Infinity për rezistencën

Mobile

Samsung Galaxy S8 Active lë ekranin Infinity për rezistencën

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:28
Galaxy S8

Pas muajsh spekulime, Galaxy S8 Active i ka lënë shumë pak hapësirë imagjinatës. Telefonin e kemi parë në disa kënde përpara se të prezantohej zyrtarisht nga kompania ditën e sotme.

Prodhuesi Korean u detyrua të braktiste mbase edhe veçorinë më ikonike, ekranin Infinity, për të ndërtuar një telefon që mund tu rezistonte përplasjeve.

Nga imazhet e publikuara nga Samsung shohim një telefon i cili në pamje të parë mund të dallohet si një anëtar i ri i familjes së S8-ës.

S8 Active ka një kornizë metalike e cila e mbron nga goditjet ndërsa në pjesën e pasme gjendet një strukturë e cila parandalon rrëshqitjen.

Madje ka një buton të dedikuar për akses të shpejtë në asistentin dixhital Bixby. Ekrani 5.8 inç quad HD Super AMOLED ka një raport 18.5:9 por nuk hyn në kategorinë e Inifinity.

Telefoni me bateri 4,000 mAh dhe pothuajse çdo komponent të brendshëm të ngjashëm me S8-ën del në shitje më 11 Gusht. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat