Coolpad lanson modelin e ri të telefonit, Play 6

Mobile

Coolpad lanson modelin e ri të telefonit, Play 6

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 06:51
Coolpad Play 6

Coolpad publikoi një ngjarje në Facebook, ku ka prezantuar modelin e ri Play 6, të cilin do ta shesë në Indi.

Me serinë e postimeve, kompania do të bëjë lansimin aktual të telefonit. Më 20 gusht, Coolpad Play 6 do të fillojë të godasë raftet e dyqaneve dhe do të jetë në dispozicion të blerësve.

Coolpad Play 6 vjen me një procesor Snapdragon 653, duke u vënë në të njëjtin nivel me Oppo F3 Plus dhe ZTE nubia Z17 mini. Një nga specifikat më mbresëlënëse është procesori me 6 GB RAM, që vjen së bashku me 64 GB memorie të brendshme dhe një port për kartelën microSD.

Një sistem i dyfishtë i kamerës gjendet në anën e pasme me një skaner të gjurmëve të gishtave. Të dy sensorët janë 13 MP me lente f / 2.0, PDAF, dhe ka një blic të dyfishtë LED.

Sistemi operativ që funksionon në Play 6 është Android Nougat 7.1.1. Pajisja do të mbështetet në kapacitetin e baterisë prej 4.060 mAh. Çmimi i pritshëm i telefonit është rreth 235 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat