iPhone 8 nuk është pajisja e vetme e re nga Apple

Mobile

iPhone 8 nuk është pajisja e vetme e re nga Apple

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:29
iPhone 8

Lansimi zyrtar i iPhone 8 është vetëm disa javë larg, ndërsa Apple pritet ta zbulojë versionin e ri të iPhone i cili do të vijë me shumë tipare të reja.

Të gjitha sugjerimet janë se iPhone 8 do të vijë me ekranin e plotë AMOLED, i cili do ta mbulojë gjithë sipërfaqen e përparme të telefonit.

Procesori i përmirësuar, kamera e re dhe mbushja e telefonit pa tela mendohet gjithashtu se do të vijnë në modelin e ri të të gjeneratës së ardhshme.

iPhone ka festuar ditëlindjen e saj të 10-të dhe ky model i përvjetorit pritet të jetë telefoni më i avancuar që Apple ka krijuar ndonjëherë.

Megjithatë, edhe pse interesimi rreth iPhone-it të ri, gjeneratës së 8, vazhdon të rritet, kjo nuk është pajisja e vetme të cilën do ta zbulojë Apple në ngjarjen e saj në shtator.

Thashethemet janë të përhapura edhe për modelin e ri të orës Watch, e përditësuar me tipare të reja poashtu. CNBC pretendon se ky modeli i fundit i orës së Apple do të lansohet përkrah iPhone-it të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat