Rrjedhin fotografitë e reja të telefonit Asus Zenfone 4

Mobile

Rrjedhin fotografitë e reja të telefonit Asus Zenfone 4

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:54
Asus Zenfone 4

Seria e ardhshme e telefonit Zenfone 4 ka qenë subjekt i një numri të madh informacionesh dhe fotografive.

Tash kanë rrjedhë fotografitë më të reja të telefonave Zenfone 4, Zenfone 4 Max, Zenfone 4 Selfie dhe Zenfone 4 Selfie Pro, të cilët na i sjell Evan Blass, i njohur si  @evleaks.

Kjo nuk është hera e parë që rrjedhin informacione për  Asus Zenfone 4. Javën e kaluar kemi parë fotografitë e telefonit, së bashku me specifikat. Po ashtu, dihen edhe çmimet e modeleve të caktuara.

Pritet që seria e telefonave Zenfone 4 të prezantohet më 17 gusht në Tajvan, ndërsa më 21 shtator do të prezantohen në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat