Fillon shitja me paraporosi e Essential PH-1, telefonit të Andy Rubin

Mobile

Fillon shitja me paraporosi e Essential PH-1, telefonit të Andy Rubin

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:52
Essential PH-1

Krijuesi i Android dhe telefonit Essential, Andy Rubin, ka bërë të ditur se telefoni i shumë-pritur i krijuar nga kompania e tij – Essential PH-1 tani është vënë në dispozicion për para-porosi nga Essential.com, BestBuy.com dhe Amazon, si dhe nga Sprint.

Pas vonesave të shumta të tejkalimit të çdo afati, kjo deklaratë jep shpresë se lansimi i Essential PH-1 është më në fund afër.

Essential PH-1 është në dispozicion në Black Moon dhe opsionet e ngjyrave tjera si Pure White, i cili mund të blihet nga Amazon ose drejtpërsëdrejti përmes Essential, ndërkohë që Best Buy është duke shitur versionin e Black Moon tani për tani, ndërsa me “Pure White” vjen së shpejti.

Çmimi i telefonit në Sprint me paraporosi është 260 dollarë, por ende nuk dihet se cila është kostoja e vërtetë e këtij telegoni, pasiqë operatori e shet atë me kontrata afatgjate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat