Mësohet data e daljes së Galaxy Note8 në treg

Mobile

Mësohet data e daljes së Galaxy Note8 në treg

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 21:10
Samsung Galaxy Note8

Samsung Galaxy Note8 do të prezantohet javën e ardhshme dhe mbetet pyetja se kur pajisja do të gjendet në treg.

Raportimet më të reja sugjerojnë se Samsung mund të plasojë telefonin në treg pak ditë pas publikimit, por “cicërima” më e re e Evan Blass sugjeron se “është konfirmuar” se telefoni do të gjendet në treg nga data 15 shtator.

Blass, i njohur si @evleaks, pohon se data në fjalë është në pajtim me raportimet e mëhershme për publikimin e fabletit. Mbetet të shihet nëse data e përmendur do të jetë specifike vetëm për Korenë Jugore, ose ka të bëjë me pjesën tjetër të botës, transmeton KosovaPress.

Blass më herët ka publikuar se para-porositë për Galaxy Note8 do të fillojnë më  24 gusht dhe ata që vendosin për këtë hap do të marrin kartelë 256GB microSD dhe do të mund të zgjedhin ndërmjet mbushësit pa tela konvertibil dhe kamerës 360 të Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat