Nokia do të sjellë telefon me ekran më të madh

Mobile

Nokia do të sjellë telefon me ekran më të madh

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 21:24
Nokia

Një kohë kishte paqartësi rreth asaj se telefoni i ri premium i kompanisë Nokia do të quhet Nokia 8 ose Nokia 9. Tash përfundimisht e dimë se cili opsion ka qenë i saktë, pasi që Nokia 8 është zyrtarizuar këtyre ditëve.

Gjatë publikimit të telefonit Nokia 8, përfaqësuesi i kompanisë HMD Global ka bërë të ditur se një telefon me ekran më të madh se sa Nokia 8, është aktualisht në zhvillim për të përmbushur kërkesat e të gjithë përdoruesve. 

Telefoni, ende i pa publikuar, me siguri se do të quhet Nokia 9. Ai, sipas skemave, do të ketë skaje të holla rreth ekranit, sensor të skanimit në anën e pasme. 

Raportet flasin se pajisja do të ketë procesor Snapdragon 835, 6GB deri 8GB RAM-a, skaner për sy dhe certifikatë IP68. 

Po ashtu, karakteristikat e këtij telefoni premium do të ndikojnë edhe në çmimin e tij, i cili pritet të jetë rreth 750 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat