Nokia 6 shitet për 10 sekonda

Mobile

Nokia 6 shitet për 10 sekonda

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 09:19
Nokia 6

Nokia 6 u shit në Indi sot për vetëm disa sekonda. Pajisja ishte duke u shitur në Amazon Indi, por Amazon nuk kishte stok të mjaftueshëm të telefonit dhe kjo bëri që shitjet e gjithë sasisë në dispozicion të zgjashnin vetëm 10 sekonda.

Nokia 6 vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç që ka një rezolucion në Full HD prej 1920 x 1080 pikselësh, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori i Qualcomm, Snapdragon 430.

Specifikat tjera në Nokia 6 përfshijnë 4GB RAM dhe 64GB memorie. Telefoni gjithashtu vjen me një kamerë me 8 megapikselë për Selfie dhe në anën e pasme ka një kamerën me 16 megapiksel për foto dhe video.

Nokia dhe Amazon do të mbajnë një tjetër shitje për Nokia 6 më 30 gusht 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat