HTC U11 incizon në 1080p 60fps

Mobile

HTC U11 incizon në 1080p 60fps

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 09:20
HTC U1

HTC ka filluar të shtyjë një përditësim të ri në telefonin e saj të ri U11 që arrin si version 1.27.400.9 dhe peshon rreth 665MB.

Azhurnimi sjell një sërë ndryshimesh, duke përfshirë mbështetjen për incizimin e videove në 1080p 60fps, diçka që kompania premtoi më parë këtë vit.

Ndryshime të tjera përfshijnë rregullimet e sigurisë të Android dhe disa përmirësime që lidhen me sistemin.

Përditësimi është duke shkuar tek njësitë e këtij telefoni në Hong Kong, fillimisht. Kompania kishte thënë më parë se ky azhurnim do të shtyhet për disa muaj, prandaj jeni të durueshëm nëse pajisja juaj nuk e ka marrë ende këtë version të ri të softuerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat