Samsung prezanton Note 8, këto janë specifikat e fabletit

Mobile

Samsung prezanton Note 8, këto janë specifikat e fabletit

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 09:30
Note 8 vjen me ekranin në 6.3 inç Super AMOLED me Quad HD+ në 2960 x 1440 piksel dhe 521 ppi.

Fableti i ri i Samsung është bërë zyrtar dje gjatë ditës në Nju Jork. Për Samsung Galaxy Note 8 tani dihen të gjitha specifikat.

Note 8 vjen me ekranin në 6.3 inç Super AMOLED me Quad HD+ në 2960 x 1440 piksel dhe 521 ppi.

Fableti fuqizohet nga procesori octa core Snapdragon 835 në disa vende, ndërsa në disa të tjera vjen me Exynos 8995. Në SHBA, Note 8 do të vijë me Snapdragon 825 dhe versionin e ri të lapsit digjital – Samsung S Pen.

Image

Samsung Galaxy Note 8  ofron 6GB RAM dhe mundësinë e zgjedhjes së memories me 64GB, 128GB dhe 256GB. Bateria e fabletit ofron 33000 mAh me mundësi të mbushjes pa tela dhe Android 7.1.1. Fableti ofron edhe microSD për zgjerim të hapësirës deri në 256GB.

Samsung Galaxy Note 8 ka dy kamera të pasme, me nga 12MP, njërën me lente të këndit të gjerë dhe tjetra me lentet për telefoto. Të dy kamerat ofrojnë stabilizimin optik OIS, ndërsa kamera për telefoto ofron zoom-in optik me 2x për telefotot dhe 10x herë për fotot digjitale. Note 8 sjell edhe asistentin virtual Samsung Bixby Voice.

Image

Fableti vjen me NFC, WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE, përmban skanerin iris, teknologjinë për njohje të fytyrës dhe skaner të gjurmëve të gishtave. Samsung do të fillojë të marrë para-porosi në Galaxy Note 8 të të ri duke filluar prej sot.

Samsung Galaxy Note 8 do të dalë në shitje që nga 15 shtatori dhe do të kushtojë rreth 950 dollarë në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat