iPhone 8 do të njohë fytyrën pothuajse menjëherë

Mobile

iPhone 8 do të njohë fytyrën pothuajse menjëherë

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 21:09
iPhone 8

Apple në shtator do të prezantojë modelin e tij më të ri iPhone 8, i cili sjell shumë risi, përfshirë edhe teknologjinë për njohjen e fytyrës.

Mediat jugkoreane shkruan se iPhone 8 do të njohë fytyrën e pronarit pothuajse menjëherë.

“Skaneri i ri për njohjen e fytyrës, i pajisur me sensorë 3D, mund të analizojë në thellësi fytyrën e përdoruesit brenda disa milionta pjesë të sekondës. Po ashtu, sensorët 3D ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes”, shkruan Korean Herald. 

  Burime të besueshme pohojnë se Apple nuk do të integrojë sensorin TouchID për skanimin e gishtërinjve dhe ai nuk do ët jetë pjesë e modelit më të ri, transmeton KosovaPress.

Atë do ta zëvendësojë teknologjia e re për njohjen e fytyrës, e cila do të përdoret edhe për shërbimin  Apple Pay.  

Shumica janë brengosur për shkak të kohës, e cila do të jetë e nevojshme për njohjen e fytyrës, duke pasur parasysh se sensori i gishtërinjve ishte efikas dhe i shpejtë, por sipas pohimeve të burimeve të besueshme nuk ka arsye për brengosje.

iPhone 8 do të mbështesë edhe mbushjen pa tela dhe do të jetë më ekonomik se sa pararendësi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat