Google Pixel 2 dhe Pixel XL 2 lansohen më 5 tetor?

Mobile

Google Pixel 2 dhe Pixel XL 2 lansohen më 5 tetor?

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:23
Google Pixel 2

Ne kemi dëgjuar shumë thashetheme për modelet e reja të telefonave Pixel nga Google. Tashmë thuhet se Google do të prezantojë modelin Google Pixel Sand Pixel XL 2.

Google kohët e fundit lansoi sistemin e saj të ri Android 8.0 Oreo, dhe të dyja këto pajisje të reja do të vijnë me Android 8.0.

Sipas një raporti të fundit, telefonat e ri të Google, Pixel 2 dhe Pixel XL 2 do të debutojnë më 5 tetor, por kjo datë ende nuk është konfirmuar nga Google.

Lajmi vjen nga Evan Blass, i cili gjithashtu ka zbuluar se telefonat e ri Pixel do të vijnë me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 836, dhe ky është një version më i shpejtë se Snapdragon 835.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat