Rrjedhin pamjet e reja të Mi Mix 2

Mobile

Rrjedhin pamjet e reja të Mi Mix 2

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:16
Mi Mix 2

Xiaomi ende duhet të prezantojë Mi Mix 2 me një ekran masiv dhe kornizë rrethuese të vogël. Por ajo që është ende e panjohur është se si do të duket telefoni në pjesën e përparme.

Falë një rrjedhjeje të Weibo ne e dimë se si duket paneli i pasmë. Paketa e plotë do të zbulohet më 12 shtator, sipas një rrjedhje tjetër nga Kina.

Pamja zbulon një pjesë të pasme të bardhë qeramike me dy prerje rrethore në pjesën e sipërme. Kjo mund të nënkuptojë se telefoni do të ketë konfigurim të dyfishtë të kamerës në anën e pasme ose skaneri i gjurmëve të gishtërinjve do të vendoset poshtë kamerës primare.

Ekzistojnë altoparlantë të dyfishtë stereo në pjesën e poshtme dhe një hapësirë për lidhjen USB, shpresojmë për një USB-C.

Kur Xiaomi Mi Mix 2 të lansohet në shtator, do të ketë më shumë gjasa të jetë edhe më i hollë se Mi Mix i parë. Gjithashtu do të mbështes njohjen 3D të fytyrës, sipas informacioneve që po qarkullojnë online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat