Messenger Lite ka 50 milion shkarkime në Play Store

Mobile

Messenger Lite ka 50 milion shkarkime në Play Store

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 07:28
ilustrim

Në fund të 2016-ës Facebook lançoi versionin Lite të Messenger. Ashtu si çdo aplikacion i këtij lloji, është dizajnuar për të kursyer konsumin e të dhënave.

Është më pak se 10 megabajt dhe funksionon me Android 2.3 dhe më shumë. Messenger Lite tashmë kaloi 50 milion shkarkime në dyqanin e aplikacioneve Android Play Store.

Krahasuar me Messenger Lite, Facebook Lite ka diku mes 500 milion dhe 1 miliard shkarkime dhe u prezantua në fillim të 2015-ës. Nëse jetoni në një prej vendeve ku Facebook lejon instalimin e Messenger Lite, atëherë do ta gjeni në Play Store.

Përndryshe mund ta shkarkoni nga APKMirror në këtë lidhje: https://www.apkmirror.com/apk/facebook-2/messenger-lite/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat