Xiaomi Mi 5X vjen së shpejti?

Mobile

Xiaomi Mi 5X vjen së shpejti?

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:04
Xiaomi Mi 5X

Xiaomi do të mbajë një ngjarje mediale më 5 shtator në Nju Delhi të Indisë, ku kompania pritet të lansojë pajisjen e saj të ardhshme me kamera të dyfishta me, modelin Mi 5X.

Kompania e famshme kineze gjithashtu ka konfirmuar detajet e ngjarjes në faqen e saj zyrtare si dhe ka zbuluar se do të zhvillohet në Indi.

Xiaomi nuk ka zbuluar zyrtarisht se cili telefon do të jetë, por pasi është duke folur për detajet e kamerës, ekziston një mundësi që kompania të flasë për Mi 5x e cila ka të njëjtin konfigurim të dyfishtë të kamerës si Mi 6.

Vlen të përmendet se Mi 6 është gjithashtu në dispozicion vetëm në Kinë. Meqenëse kompania nuk ka zbuluar ndonjë hollësi rreth pajisjes, ekziston mundësia që ne të mund të shohim një pajisje krejtësisht të re për tregun ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat