LG V30 sjell zërin më të mirë për një telefon të mençur

Mobile

LG V30 sjell zërin më të mirë për një telefon të mençur

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:53
LG V30

LG ka thënë se telefoni i ardhshëm i mençur V30 do të ofrojë funksione audio “të papara në një telefon më parë”.

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot, kompania thotë se pajisja përmban një 32-bit Advanced Hi-Fi Quad DAC, i cili ofron opsione më të përshtatshëm krahasuar me Hi-Fi Quad DAC që ishte në V20.

Një çift i veçorive të reja të avancuara që Hi-Fi Quad DAC ofron: filtra digjitalë dhe funksionalitete të reja për audio.

“Edhe me pajisje të zakonshme, përdoruesit e LG V30 mund të përjetojnë audio të cilësisë së lartë që ofrohen nga dëgjuesit që përdorin kufje të kushtueshme”, pretendon kompania.

Në fund të javës së kaluar, LG lëshoi një video të re për telefonin. Shikoni videon për veten tuaj (ngulitur më poshtë):

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat