Kamerat, risia e madhe e Nokia 8

Mobile

Kamerat, risia e madhe e Nokia 8

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 22:22
Pamje nga video

Në tregun e mbipopulluar me telefonë të mençur, beteja mes konkurrencës është zhvendosur tek detajet, kamera dhe cilësia e fotove dhe videove.

Në tregun e mbipopulluar me telefonë të mençur, beteja mes konkurrencës është zhvendosur tek detajet, kamera dhe cilësia e fotove dhe videove.

E në këtë sektor Nokia e ringjallur kërkon që të rivalizojë me gjigantët e tregut, Samsung dhe Apple.



Nokia 8 me sistem Android mbërrin me një risi krejtësisht të veçantë sa u përket fotove dhe videove. Pajisja është në gjendje që të xhirojë video në formatin 4K dhe të shkrepë foto 13 megapixel në të njëjtën kohë me të dyja kamerat, para dhe pas.

Kjo teknologji është quajtur “Bothie” dhe në ekran shfaqet e ndarë me “spliter” dhe mund të shfrytëzohet edhe për video “livestream” në rrjetet sociale.

Sa i përket çmimit, pajisja kushton 600 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat