Huawei prezantoi procesorin Kirin 970, sfidon Apple dhe Samsung

Mobile

Huawei prezantoi procesorin Kirin 970, sfidon Apple dhe Samsung

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 08:06
Huawei

Huawei do të shfrytëzojë inteligjentëcn artificiale për të zhvilluar teknologji të njohjes së imazheve dhe sfiduar rivalët e Samsung dhe Apple kur të prezantojë flagshipin e saj muajin e ardhshëm tha një ekzekutiv ditën e Shtune.

Richard Yu, shefi ekzekutiv i biznesit të konsumatorit pranë Huawei, ditën e Shtune prezantoi një çip të ri mobil i cili do të jetë pjesë e flagshipit Mate 10 dhe e telefonëve të tjerë të segmentit të lartë duke ofruar më shumë fuqi kompjuterike dhe më pak konsum energjie.

Huawei do të prezantojë flagshipin Mate 10 më 16 Tetor në Mynih konfirmoi Yu. Ai nuk dha detaje, por telefonët pritet të vinë me ekrane 6 inç.

Sipas Yu inteligjenca artificiale e çipeve të reja do të sjellë më shumë potencial personalizimi sipas preferencave të përdoruesve.

Shpejtësia e çipit të ri Kirin 970 dje konsumi i ulët i energjisë do ti mjaftojnë telefonëve të kompanisë për të qenë një hap përpara Apple iPhone 8 i cili do të prezantohet me 12 Shtator dhe flagshipëve të kompanisë tha Yu.

Huawei aktualisht është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonëve. Kompania premton 50% më shumë jetëgjatësi baterie për telefonët me Kirin 970.

Procesori është ndërtuar nga biznesi HiSilicon i çipeve të kompanisë mbi arkitekturën 10 nanometër. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat