Samsung lanson modelin e ri – Galaxy J7 Plus

Mobile

Samsung lanson modelin e ri – Galaxy J7 Plus

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:11
Galaxy J7 Plus

Samsung ka prezantuar një model të ri të telefonit në Tajlandë, përkatësisht modelin Samsung Galaxy J7 +. Samsung Galaxy J7 Plus është i pajisur me një ekran 5.5 inç që përmban një rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve.

Telefoni është mundësuar nga një procesor MediaTek Helio P20 dhe vjen me 4GB RAM 32GB memorie të brendshme.

Nëse keni nevojë për hapësirë ruajtje shtesë, Samsung Galaxy J7 + vjen me një kartë microSD që  e zgjeron hapësirën deri në 256GB.

Galaxy j7 + i ri vjen me kamerat e avancuara në front dhe pbrapa, një me një sensor 13MP dhe tjetri me një sensor me 5 megapikselësh. Në pjesën e përparme të telefonit ekziston një kamerë me 16MP për video thirrje dhe selfie.

Samsung Galaxy J7 + vjen me një bateri prej 3000 mAh dhe do të nisë në një sërë ngjyrash, duke përfshirë të zezën, ari dhe rozë. Pajisja do të shitet për 390 dollarë në Tajlandë. Ende nuk ka detaje se kur do të niset në vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat