Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të shumëpritur dhe të shumëpërfolur të iPhone. Pajisja e re mobile quhet iPhone X.
iPhone X është një prej tre modelëve të rinj të iPhone që Apple ka prezantuar sot. Më herët, kompania e mirënjohur ka prezantuar edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.
iPhone X përbën telefonin e mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.
Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e saj ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.
Pajisja e re po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që zëvendëson sensorin për gishta.
iPhone X do të mund të hapet nga përdoruesi nëpërmjet skanimit të fytyrës së tij.
Së shpejti detaje të tjera...