Sa është i rrezikshëm përdorimi i Face ID në iPhone X?

Mobile

Sa është i rrezikshëm përdorimi i Face ID në iPhone X?

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Modeli i ri i Apple, iPhone X posedon një nga risitë më të mëdha të tij - Face ID.

Pas prezantimit të pajisjes së re të Apple,  ka pasur shumë sugjerime mbi shkeljen e privatësisë në rast përdorimi të këtij funksioni në iPhone X.

Komentet më shqetësuese drejtohen pikërisht te sistemi i njohjes biometrike të përdoruesit bazuar në të dhënat tredimensionale.

Përdoruesit skeptikë kanë pyetur Apple, se çfarë bën me të dhënat në pamjen e miliona përdoruesve të iPhone dhe nëse i ndajnë informatat e ndjeshme me të tjerët.

Edhe pse gjatë prezantimit të iPhone X u tha se të gjitha të dhënat e Face ID do të mbeten në iPhone, kritikat nuk kanë të ndalur.

Madje, edhe Senati amerikan ka kërkuar nga Apple që t'i shpjegojë publikut se si do të mbrojë privatësinë e përdoruesve.

Zëvendës presidenti i Apple, Craig Federighi ka thënë se kompania nuk mbledh të dhënat e Face ID dhe se gjithçka mbetet në pajisje.

Ai ka siguruar se të gjitha të dhënat janë të koduara në çip dhe se Apple nuk ka qasje në rast se ato i kërkon policia, siç është rasti me shenjat e gishtave të përdoruesit.

Përveç kësaj, ai njoftoi se së shpejti Apple do të dalë me detaje për të shpjeguar saktësisht se si funksionin Face ID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat