IOS 11, përdoruesit e iPhone ankohen për shpenzim të shpejtë të baterisë

Mobile

IOS 11, përdoruesit e iPhone ankohen për shpenzim të shpejtë të baterisë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:06
Një përdorues ka raportuar se bateria e iPhone të tij ka rënë nga 100 për qind në 85 për qind brenda një ore.

Kompania Apple së fundi ka përditësuar sistemin e saj operativ në iOS 11.

Por, disa përdorues të pajisjeve iPhone dhe iPad janë ankuar se pas kalimit në versionin më të fundit të IOS, kanë probleme me zbrazje të shpejtë të baterisë.

Një përdorues ka raportuar se bateria e iPhone të tij ka rënë nga 100 për qind në 85 për qind brenda një ore.

“iOS 11 po vret me të vërtetë baterinë e iPhone 6s”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

Edhe një tjetër përdorues shkruan se bateria e iPhone të tij është duke u shpenzuar shumë shpejt pas kalimit në versionin e ri të iOS.

Mediat britanike shkruajnë se vetëm aplikacioni për email brenda katër minutash shpenzon 12 për qind të baterisë.

Apple nuk është prononcuar lidhur me këto probleme deri më tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat