Shfaqen fotografitë e telefonave të ri Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Mobile

Shfaqen fotografitë e telefonave të ri Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 15:06
Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Një ditë para nisjes zyrtare të telefonit të ri Google Pixel, janë shfaqur një sërë fotosh që tregojnë pjesën e përparme të ekranit të modeleve Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Evan Blas (@evleks) është kthyer sërish në veprim dhe fotot e tij tregojnë se Pixel 2 XL do të ketë korniza të holla rreth ekranit.

Në vetë fotografitë, Pixel 2 XL ka ekran 6 inç dhe rezolucion QHD +. Pixel 2 ka ekran pesë inç 1080p. Të dy modelet Pixel do të kenë mikrofona stereo.

Specifikat  tjera përfshijnë procesorin Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB / 128GB hapësirë të ruajtjes. Kamera e vetme në pjesën e pasme do të ketë një rezolucion prej 12MP.

Çmimet e Pixel janë 650/750 dollarë për Pixel 2, ose 850/950 dollarë për Pixel 2 XL. Modeli më i madh duhet të jetë në shitje nga 15 nëntori, ndërsa modeli më i vogël nga data 19 tetor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat