Apple blen teknologjinë e re për mbushje pa tela

Mobile

Apple blen teknologjinë e re për mbushje pa tela

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 20:45
Iphone

Kompania e Zelandës së Re, e cila dizajnon dhe integron zgjidhjet për mbushje pa tela, është njëra nga blerjet e fundit të Apple.

Dan Ricco nga Apple e ka quajtur blerjen si “mund të madh shtesë së kompanisë për krijimin e së ardhmes pa tela”.

“Kjo është në harmoni me angazhimet e Apple që të shtyjë përpara teknologjinë e mbushjes pa tela për të gjithë blerësit”, tha ai.

Blerja vjen pasi që Apple muajin e kaluar prezantoi modelet e reja iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, të cilat mbështesin mbushjen pa tela.

Apple në të gjitha pajisjet e reja përdorë mbushjen standarde pa tela, të cilin e përdorë Samsung Galaxy, andaj edhe blerja më e re e kompanisë nga Kuperino është më se e logjikshme.

Kompania PowerbyProxi është themeluar në vitin 2007 dhe synon zhvillimin e teknologjisë, e cila iu mundëson njerëzve që të mbushin pajisjet e tyre dhe telefonat e mençur pa pasur nevojë të përdorin kabllo.

Njëri nga prodhimet kryesore të kompanisë është Proxi-Module, sistemi modular i mbushjes pa tela, i cili mund të integrohet në prodhime tjera.

Apple tashmë ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të zhvendosë selinë e PowerbyProxi  nga Zelanda e Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat