Brenda iPhone X, Apple sqaron veçoritë e telefonit të ri dhe sa kushton

Mobile

Brenda iPhone X, Apple sqaron veçoritë e telefonit të ri dhe sa kushton

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 06:34
iPhone X

Apple ka nxjerrë në shitje produktin e saj më të ri, iPhone X, e me këtë rast ka publikuar edhe një video përmes së cilës sqaron veçoritë e telefonit të saj të ri.

iPhone X, telefoni më i shtrenjtë i Apple i të gjitha kohëve, ka zgjuar interesim të madh te klientët e saj që edhe njëherë kanë shfaqur entuziazmin e tyre duke stërmbushur dyqanet e kompanisë për të marrë telefonin e ri. iPhone X ka një çmim prej 1100 euro.

Në një video katër minutëshe të publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, Apple sjell veçoritë e iPhone X siç janë Face ID, Animoji, dhe ndriçimi i fytyrës gjatë fotografimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat