Apple lë në dorë të klientëve shitjen e iPhone-ëve

Mobile

Apple lë në dorë të klientëve shitjen e iPhone-ëve

Nga: ATSH Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Përdoruesit e iPhone-ëve do të kenë së shpejti zgjedhjen për të ngadalësuar apo jo shitjet e aparateve të tyre sipas gjendjes së baterisë, njoftoi CEO i Apple, pas polemikave të krijuara të publikimit për strategjinë e gjigantit amerikan përballë konsumizmit të produkteve të tij.

”Grupit pritet të propozojë një përditësim në javët e ardhshme që do t’i mundësonte përdoruesve të iPhone për të parë statusin e baterisë të tyre dhe për të reaguar”, deklaroi Tim Cook në një intervistë dhënë dje në mbrëmje për televizionin amerikan ABC, duke rikujtuar se çdo bateri konsumohet me kalimin e kohës.

«Është më e arsyeshme për të ofruar këtë mundësi sesa të propozohet ndryshimi me një bateri të ofruar falas, megjithëse të gjithë presin të kenë një bateri të re në një moment të dhënë”, shtoi ai.

Grupi amerikan, i cili çdo vit hedh në treg një model të ri të telefonit të tij ikonë, më 21 dhjetor zbuloi se pengonte qëllimisht performancat e telefonit pas një farë kohe, me qëllimin për të zgjatur jetëgjatësinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat