Android Oreo vjen në Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus

Mobile

Android Oreo vjen në Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:30
Samsung vendosi të përditësojë Android Oreo për testuesit beta një ditë më herët se të gjithë të tjerët

Dje kemi dëgjuar se përditësimi i Android 8.0 Oreo kishte filluar të dilte për telefonat e ri të Samsung, modelet Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus në Evropë. Përditësimi u lëshua fillimisht anëtarëve të programit beta të testimit të Samsung.

Samsung vendosi të përditësojë Android Oreo për testuesit beta një ditë më herët se të gjithë të tjerët. Tani duket sikur përditësimi i Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus Oreo po shtrihet në më shumë vende.

Pronarët e këtyre telefonave të gjigantit jugkorean në Indi dhe Poloni kanë filluar të marrin përditësimin e Android Oreo, ndërsa këta njerëz gjithashtu duket se janë anëtarë të programit beta të Samsung.

Ne mund të presim që Samsung të vazhdojë të rishikojë përditësimin e Android Oreo për Galaxy S8 dhe S8 Plus gjatë ditëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat