Google shet rreth 4 milionë njësi të Pixel

Mobile

Google shet rreth 4 milionë njësi të Pixel

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Pixel

Google është duke u përpjekur për shumë vite tashmë të arrijë popullaritetin me telefonat e saj. Gjiganti amerikan që njihet për motorin më të madh të kërkimit në botë ende ka kohë për tu kapur në shifrat e kompanive rivale si Apple dhe Samsung. Këtë madje nuk po arrin ta bëjë edhe me telefonin e saj të ri të Google Pixel, i cili megjithatë është duke u bërë më popullor.

Sipas IDC, Google ka dërguar gjithsej 3.9 milionë njësi të Pixel në 2017, kjo është në të vërtetë dyfishi i asaj që bëri në 2016, por megjithatë është shumë pas Apple dhe Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat