Nokia 8 Pro ka 5 kamera dhe Snapdragon 845

Mobile

Nokia 8 Pro ka 5 kamera dhe Snapdragon 845

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Nokia 8 Pro

Nokia planifikon të ringjallë linjën luksoze të telefonave të mençur Sirocco, dhe ky është modeli i ri i Nokia 8 Sirocco.

Sipas informacioneve të fundit, po përgatitet edhe lansimi i Nokia 8 Pro, i cili do të fokusohet në funksionet e kamerës. Telefoni do të përdorë çipin Snapdragon 845.

Nokia 8 Pro do të ketë pesë kamera të pasme dhe funksione të avancuara regjistrimi.

Pajisja e re nën sistemin e rrumbullakët të kamerës ka një sensor të gjurmëve të gishtave, ngjashëm me dizajnin e Nokia 9 së ardhshme.

Telefoni do të ketë xham 3D në pjesën e përparme dhe prapa.

Ndryshe, më herët është supozuar se modeli i ri do të quhet Nokia 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat