Xiaomi lanson telefon për 25 euro

Mobile

Xiaomi lanson telefon për 25 euro

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:32
Emrin Qin është i emërtuar pas dinastisë Kineze.

Kompania teknologjike gjigante Kineze, Xiaomi ka lansuar një seri të smartfonëve të rinj të quajtur Qin.

Kjo pajisje e dizajnuar nga Xiaomi ka disa teknologji të inteligjencës artificiale AI e 4G radio.

Emrin Qin është i emërtuar pas dinastisë Kineze.

Dy smartfonët e parë të janë të ngjashëm në dukje, kanë ekranin 2.8 inç me rezolucion 240 x 320 pixel si dhe tastierën 132 x 58.8 x 8.5 mm, e ka vend për dy kartela mikro SIM.

Qin 1 ka çipin MediaTek MT6260A, 8GB RAM e 16 MB hapësirë në memorie ndërsa ka vetëm Wi-Fi e Bluetooth 4.2 e nuk përkrah LTE apo GPS, e ajo çfarë është më e mira e këtij telefoni është se mban baterinë së paku 15 ditë.

Qin 1s vjen me çipin Spreadtrum SC9820 1.2 HGz e ka 256 MB RAM e 512 MB hapësirë në memorie, lidhje VoLTE, Wi-Fi, GPS, Bluetooth 4.2 e që të dy smartfonët vijnë me mbushës USB-C.

Në specifikat e lartë përmendura mungon diçka, kamerat e tyre, por kjo sepse telefonat Qin nuk kanë kamera as nga para e as nga pas e as vend për të futur dëgjueset për të muzikë.

Këta telefon vijnë në dy ngjyra për tu zgjedhur, në të bardh apo zezë e kushtojnë 199CNY, që i bie rreth 25 euro e shitja e tyre fillon që nga 15 shtatori i 2018-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat