Galaxy Note9, smartfoni më i lirë me 512 GB memorie deri tani

Mobile

Galaxy Note9, smartfoni më i lirë me 512 GB memorie deri tani

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 08:59
Galaxy Note9

Kompania e njohur kineze, Oppo, së fundmi ka shënuar një shitje rekorde në tregun kinez me smartfonin e saj të fundit të avancuar – Find X.

Tashmë e dini që Oppo Find X është një smartfon i cili karakterizohet me kamerën për ‘selfie’ e cila hapet përmes një mekanizmi motorik (sikur një periskop) dhe skanon fytyrën tuaj përmes skanerit për identifikim të fytyrës.

Tani, përveç modelit standard Find X, Oppo ka lansuar edhe edicionin luksoz Lamborghini, i cili ka veçorinë për mbushje të shpejtë – 5A VOOC, 512 GB memorie të brendshme dhe që kushton 1,500 dollarë.

Aktualisht, në kategorinë e smartfonëve të avancuar me 512 GB memorie të brendshme janë: Oppo Find X Lamborghini, Huawei Mate RS dhe Galaxy Note9 i Samsungut. Po ashtu, në lojë është edhe telefoni për video-lojëra i Asusit – ROG Phone, por çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

Dallimi mes këtyre smartfonëve me 512 GB memorie, përveç çmimi dhe RAM-it, është se Galaxy Note9 ka çmimin më të lirë si dhe tashmë mund të para-porositet dhe të jetë para shtëpisë tuaj brenda dy javëve nga tani, përcjell Koha.net. Huawei Mate RS është në dispozicion në Perëndim, por më shumë në version me 256 GB memorie, ndërsa Oppo Find X Lamborghini është duke u lansuar në tregun aziatik. Asus ROG Phone 512 GB ende pritet të lansohet dhe të mësohet çmimi i tij, por sigurisht se nuk do të jetë i lirë, duke u bazuar në raportimet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat