Asus ROG vjen me kapacitet 4GB dhe 6GB RAM

Mobile

Asus ROG vjen me kapacitet 4GB dhe 6GB RAM

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Telefoni Asus ROG premton shumë, me procesorin Snapdragon 845 dhe 8GB RAM. Megjithatë, duket se ka një version të përballueshëm me më pak RAM.

TENAA aktualisht liston dy modele të tilla. Modeli Z01QD ka tre kapacitete RAM: 8GB, 6GB dhe 4GB, ndërsa opsionet e ruajtjes mbesin 128GB dhe 512GB.

Megjithatë, kamera në pjesën e prapme nuk mund të jetë e njëjtë. TENAA liston vetëm një sensor 12MP, në vend të një sistemi 12MP + 8MP në telefonin aktual ROG. Megjithatë, fotografitë tregojnë ekzistencën e një sistemi me kamera të dyfishtë, edhe pse lista e TENAA është e ndryshme.

Bateria pritet të jetë 3850 në vend të 4000mAh, por ka të ngjarë të jetë një ndryshim midis minimumit dhe kapacitetit tipik.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe modeli Asus Z01RD, i cili është në Geekbench me Snapdragon 845, ekran 18.6-inç me rezolucion 2246 x 1080p.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat