Konfirmohen specifikat e Honor 8X Max

Mobile

Konfirmohen specifikat e Honor 8X Max

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:44
Honor 8X Max

Nën-brendi i kompanisë së njohur Huawei, Honor, tashmë ka konfirmuar se smartfonët e saj të ardhshëm – Honor 8X dhe 8X Max, do të zbulohen zyrtarisht më 5 shtator.

Sot, përmes një postimi në rrjetin social kinez Wiebo, janë konfirmuar specifikat kyçe të Honor 8X Max. Ky smartfon do të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660 me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 2.2 GHz, 4 GB RAM memorie dhe ekran me rezolucion prej 2,244 x 1,080 pikselë.

Sa i përket ekranit, Honor 8X Max është thënë se do të jetë 7.12-inç ndërsa ai i Honor 8X pritet të jetë më i vogël.

Ndër specifikat tjera, përfshihen edhe kamera kryesore e dyfishtë, bateria e madhe prej 4,900 mAh, si dhe skaneri për gishta i vendosur në pjesën e pasme të telefonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat