Shikoni nëse iPhone juaj është në listën e atyre me defekte

Mobile

Shikoni nëse iPhone juaj është në listën e atyre me defekte

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:15
iPhone

Apple ka zbuluar gjatë këtyre ditëve se “një përqindje shumë e vogël” e iPhone 8 kanë “defekte fabrikisht” prej të cilit mund të bllokohet ekrani i tij, duke bërë që kjo pajisje të ristartohet papritur.

Përdoruesit që kanë nën pronësi një iPhone 8, mund ta shikojnë nëse smartfoni i tyre është i prekur nga ky problem duke shkruar numrin serik të tij në një ueb formë në ueb faqen e Apple.

Klikoni këtu për ta bërë këtë:

Lajmi i mirë është se Apple do t'i riparoj çdo iPhone 8 të prekur nga ky defekt, falas, duke i ndërruar pllakën logjike.

“Njësit e prekura janë shitur në mes të shtatorit 2017 dhe marsit 2018 në Australi, Kinë, Hong Kong, Indi, Japoni, Macau, Zelandë të Re e SHBA”, kanë shkruar nga kompania e Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat