iPhone XS do të bëjë teknologjinë eSIM të qasshme për të gjithë

Mobile

iPhone XS do të bëjë teknologjinë eSIM të qasshme për të gjithë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:08
iPhone XS

Lansimi i iPhone të ri është gjithmonë një kohë e rëndësishme e vitit për operatorët telefonik. Në një epokë kur konsumatorët po mbajnë pajisjet e tyre për kohë më të gjatë, është një pritje e mundimshme për të parë nëse prodhuesit janë në gjendje të ofrojnë një arsye bindëse për të ndërruar telefonin.

Dhe për pronarët e iPhone, çështja është edhe më akute. Ndërsa prodhuesit në tregun e Android konkurrojnë në veçoritë dhe çmimin, shumica e përdoruesve të iPhone do të ndërronin pajisjen e tyre aktuale për një iPhone tjetër.

IPhone XS, XS Max dhe XR shpresojnë të kenë pëlqyeshmëri tek ata që kërkojnë një pajisje premium, ndërsa ulja e çmimeve për iPhone 7 dhe 8 duket se po bëhet për të tërhequr më shumë blerës të ndërgjegjshëm për çmimet.

Por është akoma shumë herët për të vlerësuar ndikimin e shtesës më të rëndësishme të pajisjeve të reja nga Apple – teknologjinë eSIM.

Siç është rasti me inovacionet e telefonëve në të kaluarën, për shembull Communication Near Field (NFC) ose ngarkimi pa tel, prodhuesit e Android kanë qenë të parët në aspektin e adoptimit.

Kjo është arsyeja pse mbështetja e eSIM në iPhone XS dhe XS Max është aq e rëndësishme. Apple i duhet të bashkohet me të tjerët në sjelljen e teknologjive lehtësuese, në mënyrë qe të tërheq sa më shumë konsumatorë në tregun e telefonëve.

“Prezantimi i SIM të dyfishtë në të gjitha tregjet është një lëvizje e guximshme nga Apple dhe diçka që do t’u japë operatorëve telefonik shumë për të menduar. Duke qenë pionier i teknologjisë në iPad dhe Watch, ishte vetëm një çështje kohe para se Apple ta sjellë atë në iPhone “, thotë Ben Wood, shefi i hulumtimit në CCS Insight për Tech Radar.

Operatorët mund të jenë hezitues ndaj SIM kartelave elektronike. Kërkesa për të ndryshuar fizikisht një kartë SIM është një nga barrierat më të mëdha për ndryshimin e rrjeteve nëse një klient është i pakënaqur.

Aftësia për të ndryshuar rrjetet përmes softuerit të një telefoni do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin nga një gamë më e gjerë e shërbimeve. Shumë operatorë u ofrojnë klientëve mundësinë për të ndryshuar paketën e tyre mobile nëse ndryshojnë nevojat e tyre të të dhënave, por eSIM do t’i lejonte ata të merrnin tarifat nga furnizuesit e shumtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat