Nokia mund të vonoj lansimin e telefonit me pesë kamera - Bota Sot
Nokia mund të vonoj lansimin e telefonit me pesë kamera

Mobile

E mërkurë, 17 tetor 2018

Nokia mund të vonoj lansimin e telefonit me pesë kamera

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:12
Nokia

Ndërsa ka patur mjaft rrjedhje gjatë muajit të kaluar në lidhje me një telefon të ri Nokia me një konfiguracion prej pesë kamerash, duket sikur pajisja tani mund të vonohet, me një afat kohor të ri që e vendosë lansimin diku në vitin 2019.

Lajmi vjen nëpërmjet Twitter, ku llogaria “Nokia anew” ka deklaruar se Nokia 9 tani është “anuluar”. Kjo është një llogari relativisht e vogël pa një regjistër të thellë, kështu që legjitimiteti i postimit duhet të merret në konsideratë, njofton Neowin.

Përtej informacionit se telefoni nuk do të mbërrijë në 2018, llogaria shkon në një deklaratë të gjatë për mënyrën se si telefoni nuk do të shpallet këtë vit për shkak të vendimeve të marra nga Zyrtari Kryesor i Produktit Nokia, Juho Sarvikas. Eshtë e panevojshme të thuhet se ndoshta do të ketë shumë njerëz të zhgënjyer për shkak të këtyre njoftimeve, por kjo nuk do të thotë se nuk do të arrijë në të ardhmen e afërt.

Nëse Nokia ka nevojë për kohë shtesë për t’i bërë gjërat gati, kështu duhet të jetë. Ndërsa CES dhe Mobile World Congress janë dy ngjarje të mëdha në fillim të çdo viti, firma zakonisht është mbështetur në ngjarjen e fundit për të bërë një lansim- kështu që shpresojmë që gjërat e mëdha nga Nokia të vijnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test