Samsung prezantoi Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus - Bota Sot
Samsung prezantoi Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus

Mobile

E hënë, 15 tetor 2018

Samsung prezantoi Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:07
Samsung prezantoi Galaxy J4 Plus dhe J6 Plus

Të dy modelet shfaqin ekranet 6 inç me rezolucion 1480 x 720p dhe mundësohen nga procesorë me katër bërthama Exynos 7570 Quad nga modeli Galaxy J4, bateri 3.300mAh dhe sistem operativ Android 8.1 Oreo.

Ajo që dallon dy modelet është memoria - Galaxy J6 + vjen me 3GB ose 4GB RAM dhe 32GB ose 64GB hapësirë të ruajtjes. Galaxy J4 + përmban opsione me 2GB ose 3GB RAM dhe 16GB ose 32GB memorie të brendshme.

Në anën e pasme të Samsung Galaxy J6 + ekzistojnë dy kamera: 13MP + 5MP, dhe gjithashtu ka një kamerë selfie 8MP.  J4 + ka një aparat fotografik 13MP në anën e pasme dhe një kamerë selfie 5MP.

Pjesa tjetër e specifikimeve të dy telefonave janë identike, duke përfshirë përmasat dhe peshën.

Opsionet e lidhjes përfshijnë LTE Cat. 4, deri në 2.4GHz Wi-Fi, Bluetooth 4.2, GPS, GLONASS, BeiDou dhe NFC. Galaxy J6 + ka një sensor të gjurmëve të gishtit në krah, ndërkohë që sensori i gjurmëve të gishtit në Galaxy J4 + do të jetë i disponueshëm vetëm në Amerikën e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test