Apple pritet të shfaq vlerat e shitjeve të iPhone Xs më 1 nëntor

Mobile

Apple pritet të shfaq vlerat e shitjeve të iPhone Xs më 1 nëntor

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:50
Apple

Disa vjet më parë, Apple përjetoi rënien e parë në shitjet e iPhone. Ka shumë arsye që mund të kenë kontribuar për këtë, siç është ajo se tregu i telefonave të mençur maturohet dhe rritet, ose që konsumatorët nuk janë më të interesuar të paguajnë një çmim kur ekzistojnë alternativa më të lira që janë shumë më të afta për të kryer punën.

Sidoqoftë, pavarësisht nga të gjitha këto, Apple ka rritur vazhdimisht çmimet e iPhone të ri të tyre, me iPhone Xs Max që është iPhone më i shtrenjtë i Apple deri më sot.

Kështu, a ka ndikuar rritja e çmimit në shitjet e telefonit?

Për ata që janë kureshtarë nëse strategjia e Apple po funksionon apo jo, pritet që të gjitha detajet zyrtare të vijnë më 1 nëntor, kur Apple do të zbulojë fitimet e tyre të fundit, të cilat duhet të përfshijnë edhe shifrat e shitjeve të iPhone Xs dhe Xs Max.

Është e paqartë nëse iPhone XR do të jetë pjesë e raportit pasi që para-porositë e pajisjes do të dalin vetëm në mes të tetorit, me një lansim në fund të muajit. Presim që Apple të njoftojë figura të tjera poashtu, të tilla si abonimet Apple Music.

Sa i përket Apple Watch, Apple zakonisht nuk ka zbuluar zyrtarisht shifrat e shitjeve për pajisjen dhe është e paqartë se pse. Ndoshta këtë vit mund të jetë viti kur më në fund do të marrim disa vlera zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat