LG zbulon planet për të prodhuar telefonin e tyre fleksibil

Mobile

LG zbulon planet për të prodhuar telefonin e tyre fleksibil

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:37
Telefoni i palosshëm

Telefonat e palosshëm duket të jenë pajisja tjetër e famshme teknologjike në garën për telefona, ndërkohë që Samsung thuhet se planifikon të lansoj një telefon të tillë vitin e ardhshëm.

Microsoft gjithashtu figuronte në raporte të ngjashme me pajisjen e spekuluar Andromeda ndërsa Lenovo ka shfaqur pamje kohën e fundit të një pajisje prototip me një ekran fleksibël.

Ndërsa të gjitha këto raporte mbeten vetëm spekulime, LG tani ka konfirmuar se po punon me partnerët e tyre për të zhvilluar një telefon të palosshëm, edhe pse data e lansimit mbetet e pasigurtë.

Qëllimi i bashkëpunimit, të paktën për tani, është që të adresojë sfidat e mundshme për konceptin, sipas Hwang Jeong-hwan, CEO i LG Mobile.

Hwang njoftoi iniciativën e pajisjes së palosshme të kompanisë gjatë konferencës për shtyp të lansimit të LG V40 ThinQ.

Ekzekutivi bëri të qartë, megjithatë, se LG nuk po nxiton të jetë kompania e parë që do të prezenton këtë lloj telefoni. Ndërkohë që deklarata e Hwang është treguesi i parë zyrtar që kompania ka plane reale për të hyrë në tregun ende jo-ekzistues, LG është përfolur më parë se ka marrë një patentë nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së për një telefon të palosshëm.

Duke pasur parasysh historinë e gjigantit elektronik të Koresë së Jugut me ekrane fleksibil, mund të jetë vetëm çështje kohe para se LG të publikoj një telefon të palosshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat