OnePlus 6T arrin në fund të tetorit

Mobile

OnePlus 6T arrin në fund të tetorit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:27
OnePlus 6T

OnePlus ka njoftuar se telefoni më i ri 6T do të lansohet zyrtarisht më 30 tetor në Nju Jork.

Pajisja do të ketë sensor për gishtërinj poshtë ekranit dhe bateri me kapacitet 10 për qind më të madhe se paraardhësi i tij.

Modeli i ri nuk do të ketë kufje standarde prej 3.5 mm, ose mundësi ngarkimi me valë dhe ekran AMOLED 6.41 inç.

Pajisja, e mundësuar nga procesor Snapdragon 845, do të vijë në versionet me 6 dhe 8GB RAM. OnePlus 6T ka një sistem prej dy kamerash të montuara vertikalisht dhe një blic LED.

Pajisja do të jetë e disponueshme në dy ngjyra. Çmimi i OnePlus 6T duhet të jetë rreth 550 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat