“Samsung” prezanton “Galaxy A9” me 4 lente kamerash

Mobile

“Samsung” prezanton “Galaxy A9” me 4 lente kamerash

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:59
Galaxy A9

Kompania “Samsung” ka zbuluar “Galaxy A9” për vitin 2018. Ky është i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente.

Telefoni supozohet të jetë i nivelit mesatar, por megjithatë, ai vjen me ekran 6.3 inch, amoled, dhe me rezolucion tepër të lartë, 2220×1080.

Gjithashtu bëhet e ditur se procesorin e ka Snapdragon 660 dhe kartën grafike GPU Adreno 512.

Ndërkohë kompania ka treguar se memorja e brendshme është 128 GB, që mund të zgjerohet në 512, me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB. Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.

“Samsung” ka njoftuar se pjesa e veçantë është kamera 24 MP, e cila ka katër lente, për herë të parë në një telefon të kësaj kompanie. Kjo mundëson zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP.

Ndërkohë kamera e selfie-t vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra-të gjerë. Ky telefon do të shitet për 600 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat