Xiaomi Black Shark Helo prezantohet më 23 tetor

Mobile

Xiaomi Black Shark Helo prezantohet më 23 tetor

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:08
Xiaomi Black Shark Helo

Më parë këtë vit, Xiaomi prezantoi telefonin e lojërave Black Shark si një konkurrent për telefonin Razer.

Edhe pse telefoni nuk është lansuar jashtë Kinës, kompania ka filluar së fundmi të lë të kuptohet në pasardhësin e saj, e cila do të publikohet në nivel global, transmeton KosovaPress.

Supozohej se telefoni do të quhej Black Shark 2, por ky nuk duket të jetë emri i tij.

Sipas informacionit të disponueshëm, telefoni tjetër i lojërave të Xiaomi do të quhet Black Shark Helo. Aktualisht, quhet "Helo" dhe është e mundur që Xiaomi vendosi të shmangë emrin Black Shark 2 për shkak të përmirësimit minimal që sjell telefoni në lidhje me origjinalin.

Ashtu si modeli i parë, Black Shark Helo do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 845, 8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje, ekran me 6 inç dhe bateri 4000mAh. Pajisja do të ketë softuerin Android Oreo, ndërsa dallimet e vetme priten në pjesën e pasme të ridizajnuar dhe ndriçimin e ri LED.

Xiaomi Black Shark Helo do të prezantohet zyrtarisht më 23 tetor dhe pritet të jetë në dispozicion globalisht deri në fund të nëntorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat